• |
ide | kryesore

Klosi u bën thirrje bizneseve: Mos abuzoni me çmimet, transparencë me turistët!

Lajme, Të fundit



Ministri i Turizmit, Blendi Klosi dhe Ditmir Bushati kanë bërë një vizitë në plazhin e Velipojës ku kanë dhënë një mesazh për të gjithë sipërmarrësit. Ata i kanë kërkuar që të jenë transperentë me turistët dhe të mos abuzojnë me çmimin. Çelësi i suksesit të zhvillimit të turizmit, tha ministri Klosi, është balanca e çmimit me cilësinë dhe respektimi i ligjeve.

“Shteti ashtu siç ju ka mbështetur në aktivitetin tuaj,do të jetë në kontroll që aktiviteti të mos jetë abuziv, të keni në kujdes problematikat e lindura tashmë edhe nga dashakeqës të turizmit në Shqipëri për rritjen e çmimeve, abuzimet me çmimet prandaj do t’ju kërkojmë në radhë të parë juve që keni bizneset në këto zona që të jeni shumë më transparentë me pushuesit, të keni në cdo restorant apo hotel, lista cmimesh të afishuara dhe biseda me turistët të jetë direkte, e sqaruar, përsa I përket cmimeve dhe do të vazhdojnë kontrollet përsa i përket ligjit, pasi unë mendoj që një dhe vetëm një është celësi i suksesit;zbatimi i rregullave nga të gjithë”, tha Klosi.



2 Comments

  1. Ti e lave bythen tende z.Minister . Kesaj i thone sikur polici ti derjtohej hajdutit me shprehjen: o zoti hajdut mos vidh me . Kjo behet me ligje dho jo hodha edhe une nje gur ne lume o z.Minister.

  2. Z. Minster! nuk je zgjedhur per te lutur horat qe te mos abuzojne me çimet. Zbatoni ligjin, tregoni se jeni qytetar e qyteterim do te thote respektim ligji. Z. minister ke pare gje ne velipoje se sa eshte perqindja e bregut qe i eshte lene qytetareve dhe sa eshte perqindja qe zhezlonget kane pushtuar teritore qe jane te shqiptareve. Para disa ditesh isha ne rrugetim bregun e detit te Frances Jugor, nuk me zuri syri ne qidra km qe bera rrugetim ne ate pejsazh mesdhetar te ruajtur me fanatizem qe te kishte dhe shezlong te vetem nga dikush. Tju vije turp ne plazhet shqiptare nuk gjen as dhe nje meter vend te lire per banoret e ketij vendi qe quhet shqiperi. Po na leni pa atdhe! turp turp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *