• |
ide | kryesore

Berisha i’u ngjit nofkën TV-ve të qeverisë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha televizione



Ndonëse nga ballkoni, Sali Berisha nuk i vë dot fre imagjinatës. Ai u ka folur sot mbështetësve të tij për mediat e Ramës që u bëjnë shpërlaje truri me pagesë shikuesve të tyre. Kreu i PD, që me sa duket në arrest shtëpie ka kohë me bollëk për të parë televizor, ka vënë re se çdo ditë u serviren shqiptarëve kronika për sukseset e mahnitshme të turizmit shqiptar.

Është e vërtetë që vitin e fundit turizmi ka pasur një hop të ndjeshëm, por roli i mediave nuk është të bëjë burinë e propagandës, por të ngrejë edhe probleme. Me sa duket Berisha ka parë që transmetohen vetëm kronika ditirambike dhe prandaj ai u ka bërë thirrje mbështetësve të tij t’i emërojnë ndryshe mediat pro Ramës: “Le t’i quajmë TELE-TURIZMI”, – ka propozuar ai.

Në të vërtetë, kur bën bilancin, në TV-të kryesore ka me qindra kronika për numrin rekord të turistëve, por ama nuk përmendet kurrë që mbi 50% e shqiptarëve nuk arritën të bëjnë fare pushime këtë vit, nga varfëria. 2/3 e kësaj shifre sipas Eurostat-it deklaronin se kishin mungesë të ardhurash për të shkuar me pushime.

©Lapsi.al

 



6 Comments

  1. Tele kurvizmi
    Te gjithe e kane marre vesh se aty në kurvistanin e ramëshurres shitet vota 20€ sa një pulë….
    Imagjino sa lirë kurvërojnë perversët e europës nëper bordellot e tiranes dhe gjetkë neper kurvistan!!!!?
    Prandaje edhe dynden te shqyejne vrimat e qelbura te patronazhistëve dhe pragut të tyre të stërqirë.

  2. “Brick Courts Chambers” janë ndër studiot e avokatisë më të famshme në Londër. Dhe natyrisht më të shtrenjtët. Kur bëhet fjalë dhe për çështje të famshme janë edhe më të shtrenjtë. Pagesa për ta shkon deri tek 1500 paund ora për çdo gjë që merren me ty, që nga telefonata, daktilografimi, pyetjet, kërkimet etj. Duke llogaritur që ata kanë një vit që merren me këtë çështje dhe sikur të kenë punuar me orë të pjesshme I bie të kenë bërë rreth 160 ditë pune, aq punë sa nuk del dot pa paguar rreth 2 milion paund.

    1. Pensionistet qe perbejne gjysmen e popullsise nuk u mjaftojne leket per buke e ju flisni per pushime. E te jene vetem pensionistet? Po fshataret,po ata te qe punojne me minimumin e rrogave? Pushimet do mbeten nje ender per shumicen , njelloj si ne kohen e qoftelargut (Dulles qe sikur na afrohet gjithnje e me shume)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *