• |
ide | kryesore

Turizmi nuk po nxit prodhimin vendas, por importet

Lajme, Të fundit



Rritja e sektorit të turizmit, në një tjetër rekord të ri këtë vit, po nxit importe të larta në artikuj që lidhen me industrinë. Në tremujorin e parë të vitit, industria e turizmit është në kulmin e përgatitjeve për sezonin e verës. Zakonisht në këtë periudhë kryhen blerjet për furnizimet e strukturave hoteliere, të cilat po shënojnë rritje nga viti në vit.

Të dhënat mbi tregtinë e jashtme në tremujorin e parë të këtij viti tregojnë se importet e çadrave të diellit në sasi u rritën me 61% në janar-mars 2024 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Zhvillimi i turizmit po nxit edhe shërbimet e lundrimit me varka dhe anije të vogla, të cilat po bëhen të zakonshme në turizmin detar dhe liqenor. Të dhënat tregojnë se sasitë e importeve të varkave dhe mjeteve të lundrimit shënuan rritje me 79% në tremujorin e parë të vitit.

Gjithashtu importet e produkteve prej kashte shënuan rritje me mbi 45%. Rritje me mbi 15% pati edhe grupi “Mobileri, krevate, dyshekë, llampa etj”.

Të dhënat nga tregtia e jashtme tregojnë se, zhvillimi i turizmit është duke nxitur rritjen e importeve në produkte kryesore të konsumit në vend dhe sidomos tek ushqimet.

Në tremujorin e parë të vitit, importet e grupit të ushqimeve shënuan rritje me 22%, dhe në disa grupe si zarzavatet dhe frutat rritja ishte mbi 60%.

Ekspertët e sektorit analizojnë se, pjesa dërrmuese fitimeve të sektorit të turizmit ikën sërish jashtë vendit për importet e lëndës së parë që i duhen hoteleve dhe restoranteve. Nëse turizmi nuk lidhet me sektorë të tjerë të ekonomisë dhe sidomos me prodhimin, do të mungojnë përftimet me bazë të gjerë.

Të dhënat tregojnë se paralelisht me rritjen e turizmit ka një dobësim të fortë të sektorit prodhues. Rritja e prurjeve valutore e ka dobësuar ndjeshëm euron vitet e fundit, duke iu ulur fitimet e eksporteve vit pas viti.

Eksportet e mallrave në vlerë pësuan rënie me 21% në tremujorin e parë të vitit, teksa linja të vogla dhe mesme të prodhimit janë futur në një proces falimenti masiv.

Zhvendosja e menjëhershme e ekonomisë nga prodhimi te shërbimet vlerësohet me kosto nga ekspertët pasi po rrënohet një përpjekje prej dy dekadash e produktit “Made in Albania”.

Ekspertët sugjerojnë se prodhuesit duhet të përshtaten me kërkesat e turizmit, por të dhënat tregojnë se sektorët gjejnë vështirësi që lidhen me njëri-tjetrin. P.sh., në vitin 2022 teka u pa një rritje fortë e njësive të akomodimit, kishte një rënie të fortë të bizneseve të mobilieve./ Monitor



1 Comment

  1. fabula:
    turizmi eshte e ardhmja e vendit , do hapen vende pune , do kemi rritje te ardhurash, do kemi bum ekonomik, do perfitojne sherbimet , bujqesia industria , pronaret ish pronare, pronaret, bujqit etj etj etj, kemi 10 milion turiste jemi kemi do jemi do kemi etj etj etj

    e verteta:

    betonizimi i bregut, sjell pasoja afatgjaat dhe kufizon rritjen e vashdueshme dhe te qendrueshme ekonomike, saranda si xhungel urbane, durresi golemi,shengjini . radhima dhe se shpejti dhermiu , bregu dhe velipoja, dhe tere shqiperia

    shkaterrimi i mjedisit dhe zonave te mbrojtura sjell dem te pariparueshem ne floren, faunen, mjedisin dhe biodiversitetin

    mungese e theksuar e sherbimeve bazike dhe infrastruktures baze ,

    -mungesa e ujit te pijshem dhe

    -mungesa endparkimeve

    – mbingarkesa e plazheve, jal ksamil, lalz, (edhe ne rrushkull ske vend)

    – papastertite dhe ndotja

    – menaxhimi i mbetjeve , plehrava,

    – menaxhimi i ujrave te zeza

    – mungesa e ambienteve shplodhese, parqeve,lojrave , rekreative etj dhe zenia e cdo hapesire per plazh priva, bar, lokal, restorante etj

    – investitoret strategjike si shkaterrim i turizmit , pasi jane shoke miq dhe bandite te rames dhe aspak kompani serioze me cv te pasur ne turizem

    – rrembimi i prones private dhe asja publike per investitoret strategjike, porti i vlores, limioni, durresi, velipoja, rrane e hedhun, viluni etj etj etj etj etj

    – abuzim me buxhetin, venia (vjedhja)) e fondeve publike dhe ndertimii veprave infrastrukturore ne funksion te resorteve e dhe investimeve te ashtuquajtura strategjike, si tuneli i llogorase

    – rritja e cmimeve te hotelerise dhe ambienteve per qellime pushimi turizmi , afer te qenurit i paperballueshem per turizmin mesatar europioan sepse shqiptaret me rroge 500 mije leke i shohin ne televizor ose kartoline plazhet e tyre

    – mungesa e produkteve vendase bujqesore ne turizem duke favorizuar produktete bujqesore serbe

    – Rritje e normave te fitimit te prodhueseve te betonit si gjush dako, tan dulaku ferrobetoni etj kompani te lidhura politkisht dhe abuzuese te ligjit, korrupsion

    – rritje e pasurive te paluajteshme te elementeve kriminale , te droges, korrrupsionit gjobvenies te lidhur me ramen dhe pushtetin e tij

    -rritje fenomenale te vepres se pastrimit te parase ne ndertim dhe turizem

    etj etj etj doni me per belulin?

    modeli i ramuturizmit eshte i qarte vidh vidh dhe vetem vidh. ne cfaredo forme , menyre , looji, skeme etj , dhe, po qe se svjedh dot shkaterroje qe te mos mbije me fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *