• |
ide | kryesore

A mund të bëni plazh këtë fundjavë? Çfarë thonë meteorologët

Lajme, Të fundit



E shtuna dhe e diela do të sjellin kryesisht kthjellime në pjesën më të madhe të vendit.

Përjashtim sipas meteorologëve bëjnë zonat Lindore ku vranësirat do të bëhen të dukshme gjatë pasditeve duke gjeneruar reshje shiu të izoluara në Jug.

Edhe ditët e para të javës tjetër, vijojnë kryesisht me mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta por pasditet sjellin vranësira të shpeshta e shira të izoluar, në zonat Lindore.

Temperaturat kanë pësuar një rënie të lehtë mesditën e sotme, rënia vijon e lehtë edhe mëngjesin e së shtunës por sërisht fundjava sjell rritje të lehtë të temperaturave, deri në 38°C deri mesjavën tjetër kur sërish pritet një tjetër rritje e vlerave termike në mesditë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *