• |
ide | kryesore

Greqi, i dënuari shqiptar gjendet pa ndjenja në qeli, kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli

Lajme, Të fundit



Një shtetas shqiptar që vuante dënimin në burgjet greke, është dërguar me urgjencë në spital, pasi është gjetur pa ndjenja në qelinë e tij.

Ngjarja ka ndodhur në burgun e Trikalas, ndërkohë që sipas mediave greke, ai kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli dhe kishte humbur ndjenjat.

Ndërkohë, autoritetet greke u mobilizuan menjëherë dhe e dërguan të burgosurin në spital, dhe sipas tyre ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Menjëherë, ka nisur një hetim për të zbuluar se ku e gjeti alkoolin në burg i burgosuri shqiptar, i cili vuan dënimin për trafik droge.

Paraprakisht dyshohet për alkool të përgatitur nga frutat në ambientet e burgut.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *