• |
ide | kryesore

Analisti grek: Athina duhet të rishohë marrëdhëniet me Shqipërinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
grek



Historiani dhe filozofi grek, Constantinos Filis ka bërë një koment në gazetën “Kathimerini” për çështjen e dënimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Në shkrimin e tij të gjatë me titullin “Dënimi i Belerit, një thirrje zgjimi” ai thotë se kjo ngjarje duhet të shërbejë si arsye për ndryshimin e politikës së jashtme të Greqisë në raportet me Shqipërinë, por edhe më gjerë ndaj Ballkanit Perëndimor.

Autori kujton se pas pak ditësh do të bëhet një vit nga ekspozita me vepra dhe skulptura mikse të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Athinë. Në atë kohë, sipas tij, kishte optimizëm se Shqipëria do të pranonte propozimin e Greqisë për të dërguar në Hagë çështjen e kufirit të zonave detare midis dy vendeve, duke kapërcyer pengesat e ngritura pas anulimit të marrëveshjes të vitit 2008 nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Ai thotë se në atë kohë kishte një qasje të kujdesshme të Athinës ndaj Kosovës, por në përgjithësi kishte një mbështetje të Greqisë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Shqipëria, është ndikuar prej disa vitesh nga vende të veçanta, padyshim që i përket sferës së influencës së Shteteve të Bashkuara, por edhe shteteve evropiane, si Gjermania dhe Italia, por edhe Turqia kanë një ndikim të fortë në Tiranë. Me sa duket është Berlini dhe Roma që i japin Ramës besimin se nëse është e nevojshme, ai do të anashkalojë çdo veto greke, ose më mirë, për ta thënë më troç, se Greqisë do t’i bëhet presion që të mos bllokojë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE” – shkruan Filis.

Në këtë linjë analisti grek thotë se për të evidentuar dhe forcuar rolin e Tiranës në rajon “kryeministri shqiptar mban rregullisht konferenca rajonale (me pjesëmarrjen e liderëve europianë), promovon projektet e ndërlidhjes kryesisht në infrastrukturë dhe transport ndërmjet shteteve të rajonit, është një nga nismëtarët e krijimit të zonës së tregtisë së lirë të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe sigurisht që reklamohet si përfaqësuesi kryesor i popullatave shqiptare të Ballkanit, gjë që natyrisht acaron lidershipin e shqiptarëve të Kosovës.

Javët e fundit, Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak me Turqinë, përuroi bazën e parë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor (po diskutohet edhe për një bazë detare të ngjashme), ka marrë dronë turq Bayraktar TB2, ndërsa në fund të marsit pas dritës jeshile të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi ratifikoi marrëveshjen me Italinë për ngritjen e qendrave të pritjes së emigrantëve brenda territorit shqiptar. E gjithë kjo u shtohet përpjekjeve të Tiranës për të marrë një rol udhëheqës në çështjet rajonale dhe për t’u bërë një pikë referimi, në mënyrë që më vonë Greqia të mos e ketë të lehtë të vendosë pengesa në perspektivën e saj evropiane” – shkruan ai.

Analisti grek thotë se në këtë linjë edhe çështjes “Beleri”, Rama i ka mëshuar idesë se “i përket sistemit të drejtësisë” që ka mbështetjen e amerikanëve dhe evropianëve dhe që po merr më shumë pushtet se legjislativi dhe ekzekutivi.

“Shqipëria po krijon në mënyrë të qëndrueshme dhe efektive mburoja mbrojtëse përmes partneriteteve dhe bashkëpunimeve me aktorë të fuqishëm brenda Perëndimit, madje duke shitur teza antiruse dhe duke u bërë më simpatike ndaj lidershipeve dhe qarqeve të caktuara.

Në fund të fundit, çështja Beleri është një alarm zgjimi për diplomacinë greke në raport me Ballkanin Perëndimor dhe ekuilibrat dinamikë dhe të rinj që mbizotërojnë. Ne duhet të kemi një plan dhe një vizion për të rikuperuar në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe universale në rajon, sepse konkurrentët tanë tashmë janë vendosur strategjikisht në tabelën e shahut dhe jo vetëm nga Lindja” – mbyllet shkrimi në Kathimerini. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Rithemelimi’ vijon të jetë një organizatë fantazmë dhe ilegjitime. Për sa kohë që nuk zyrtarizohet si parti, duke u regjistruar në Gjykatë, i gjithë ai grup deputetësh do të përfundojnë rrugëve ose, në zgjedhjet e radhës, do të jenë në humorin e Berishës apo të Metës, në mos qoftë në N. Ndokës.

  2. Himara Autonpme
    Sot me shime se kure historjsnet dhe gjeografet e Greqise
    Duhet te paraqesin te dhenat historike gjografike te kufokve te ballkanit
    Duhet te vihen ne tsvoline Lashtedia e greqis dhepretendimet e Shqiperis
    Zbardhja e hartave te grewis e lashte dhe deformimi ikufijve te greqis nga pushtomet
    Te reklamohen voti kur jane njohur germat e para greke dhe kur jsne njohur germat shqipetare
    Mbi cfare shkrimi esht shkruar historia e greqise dhe mbi cfare germaesht shktuar shqipja
    Sa mije vjecare jane fillozofet dhe historjanet e Greqise dhe sa shekuj avite jane te shqiperise ne historin e ballkanit dhe te Evropes
    Se shqiperaret jsne pretedente se i gjithe potencjali kulturor shkencor filozofik hidtorik eshte vjedhur nga greket
    Se keto jane Shqipetare
    Pra duhet nje tabllo gjithperfshirese qe te paraqeyet ne rreklame televezive SHQIP GERWISHT WE TE MARIN VESH TE VERTETEN
    ARNAUTET

    1. Greqia eshte ne renie vertikale sepse eshte e urryer nga te gjithe. ka bere pastrim etnik me Turqit, Bullgaret, Shqipetaret. Nuk i do njeri , jane te urryer e te peshtyre. Historia e vjeter nuk eshte e tyre por e te gjithe popujve te ballkanit.. e Himarjotet jane me te vertete felliqsira te padurueshem . BEJLERI NE BURG dhe pastrim etnik i Himares dhe vendosja aty e Cameve te ndjekur

  3. Mundesite e Greqise per rrol lidershipi ne Ballkanin Perendimor eshte pothuajse ender qe nuk realizohet. SHBA, Gjermania, Turqia etj kane kohe qe e kane spostuar Greqine nga ky rajon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *