• |
ide | kryesore

Lavezzi në izolim mëson çfarë thuhet për të e shpërthen zemërimin e tij: “Jeni një m*t!”

Sport, Video
Lavezzi



I izoluar në klinikë rehabilitimi. Për rreth njëzet ditë askush nuk do të mund ta vizitojë, madje as djali apo vëllezërit e tij, Diego dhe Valeria (të vetmit që kanë kontaktuar me të). Trajtimi që po i nënshtrohet Ezequiel Lavezzi ishte rigoroz, por ai vetë ishte i vetëdijshëm se nuk kishte zgjidhje tjetër. Madje i hoqën edhe mundësinë për të parë televizor. Herë pas here, por për një periudhë të shkurtër kohore, e lejojnë të përdorë celularin. E bëjnë që ai të thyejë rutinën e terapisë shumë të rëndë dhe të marrë pak shije nga bota reale në krahasim me izolimin që po përjeton.

Vetëm se në këtë rast ajo që pa dhe dëgjoi e bëri të tërbohet. Po të mundej, do të merrte numrin e transmetuesve për të ndërhyrë në programet që flasin për të dhe do të bërtiste gjithë mllefin për atë që thuhet për të. “Mediat janë m*t… – janë fjalët e gazetarit Matías Vázquez, shumë i afërt me familjen e ish-lojtarit të Napolit dhe PSG-së, i cili raportoi hidhërimin e Pocho ndaj TV –. Ata folën për therjen time me thikë në Punta del Este… pastaj për mbidozë”.

Lexo më tej: Avokati i Ezequiel Lavezzi: “Alkool e drogë? Jo, vuan nga hipomania, një shqetësim psikiatrik”

Lavezzi është i shtruar në një institucion psikiatrik në Buenos Aires, ai e ka lënë veten në duart e mjekëve të specializuar për ta ndihmuar atë të mposhtë demonët e tij. Ata demonë që e kanë pushtuar dhe e kanë shtyrë gjithnjë e më poshtë, derisa arriti në fund atë mbrëmje të furishme në Punta del Este. “Unë u përpoqa të pastrohesha në shtëpinë time, por nuk munda. Dhe kuptova se nuk mund të bëja asgjë tjetër përveçse të pranoja shtrimin në spital”.

CILI ËSHTË PROBLEMI I VËRTETË?

Thashethemet që shoqëruan atë episod, rrëfimi rreth jetës private të argjentinasit dhe shkaqet e krizës (mashtrimi i vuajtur nga ish-menaxheri kanë qenë shkatërrues si nga pikëpamja emocionale ashtu edhe nga ajo ekonomike), rrjedhja e informacionit mbi varësitë e supozuara (madje mediat folën edhe për “overdoza”) dhe manitë e persekutimit kanë ndërtuar momentin e vështirë që po kalon ish-futbollisti.

Problemi i vërtetë i Lavezzi – sipas asaj që ka nxjerrë në pah gazetari – është vetëm një: alkooli. Ky është shkaku që e ka tërhequr drejt shpërbërjes. “Është e vështirë, por duhet të punoj shumë, të kthej jetën time në rrugën e duhur dhe t’i bëj të gjitha këto për djalin tim”. Dashuria dhe as rrjeta e sigurisë së familjarëve të tij nuk i mjafton që të dalë nga vorbulla dhe të shërohet. Ai ka nevojë për heshtje absolute rreth tij dhe për të lidhur fijet me durim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *