• |
ide | kryesore

Përplasi disa makina/ Policia: Drejtuesi i autobusit nuk ishte në gjendje të dehur

-Instant, Lajme, Të fundit
Aksident, Unaza



Policia ka dalë në një njoftim të dytë lidhur me përplasjen e autobusit me disa mjete në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”. Blutë njoftojnë se janë nëntë persona që janë lënduar nga përplasja. Ndërkohë nga testi i kryer ka rezultuar se drejtuesi i mjetit nuk ka qenë në efektin e pijeve alkoolike.

Ndërkohë nga aksidenti janë dëmtuar shumë mjete dhe për është bllokuar kalimi për disa minuta.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak minuta më parë, ku rreth orës 11:35, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete, ju sqarojmë se:

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit: A. Xh., 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



5 Comments

  1. Tek vendi ku duket foto ka vetem dy gjera:
    – ose shoferi ka qene dru fare
    – Ose shoferi ka qene me telefon duke bo qef
    Se te perplasesh 9 makina ne ate vend me minimumi 20-30 km/ore nuk ka bythe ku te rrije

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *