• |
ide | kryesore

Lavezzi shtrohet në spital ndoshta pas një rrahje në familje: versioni tjetër, ra nga shkallët

Sport



Ezequiel Lavezzi është shtruar në spital, në Argjentinë “me një plagë shpimi në bark dhe një frakturë në nivelin e klavikulës”. Kështu bën të ditur gazeta argjentinase Clarin, sipas së cilës për momentin janë ende të paqarta arsyet që e bënë ish-sulmuesin e Napolit dhe PSG të shtrohej në spitalin Cantegrill pranë Punta del Este. Versionet e raportuara nga shtypi vendas aludojnë për atë që mund të ketë ndodhur në shtëpinë e familjes Lavezzi.

Sipas një rikonstruksioni fillestar, 38-vjeçari Lavezzi u plagos në shtëpinë e tij në José Ignacio pas një debati familjar. Edhe pse stafi i tij dha një version tjetër për këtë ngjarje.

Lexo më tej: Tre vjet martesë e përsëri divorc, Lavezzi e Natalia nuk janë më bashkë: “Të shumta tradhëtitë e tij”

Lavezzi kishte marrë ndihmën e shpejtë rreth orës 5 të mëngjesit, kur ishte në shtëpi së bashku me partneren dhe një pjesë të familjes. Ky është versioni i parë i përhapur nga policia e Maldonados, në pritje të mbledhjes së deklaratave si të argjentinasit, ashtu edhe të dëshmitarëve të ngjarjes. Krejt ndryshe, megjithatë, është versioni i një fqinji të ish-sulmuesit Lavezzi, i cili, i kontaktuar nga një radio lokale, zbuloi se “Pocho” në fakt është dëmtuar duke u rrëzuar nga një shkallë teksa po përpiqej të ndërronte një llambë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *