• |
ide | kryesore

Falsifikonte vajin e ullirit dhe e eksportonte në Shqipëri, arrestohet 48-vjeçari grek

Lajme, Të fundit



Një shtetas grek 48-vjeçar është ndaluar nga policia në vendin e quajtur Koropi në Athinë, pasi u gjet se falsifikonte vajin e ullirit dhe e eksportonte në Shqipëri e Bullgari.

Policia thotë se autori importonte nga Bullgaria e Moldavia sasi të mëdha vaji bimor, kryesisht luledielli ose kikiriku dhe pasi e përpunonte me lëndë kimike dhe aromatizues, e kthente atë në vaj ulliri të virgjër dhe ekstra të virgjër, të cilin e shiste në markete dhe një sasi të madhe e eksportonte me etiketa të ndryshme në Shqipëri dhe Bullgari.

Në cilësinë e provës materiale u gjet sasia prej 14 ton vaj bimor, sasia prej 6 ton vaj i përpunuar dhe falsifikuar me etiketë të gatshme dhe në dukje ulliri, dy automjete, sasi lëndësh kimike dhe aromatizues të ndryshëm.

Mostra të lëndëve të sekuestruara u dërguan për analiza, ndërsa 48-vjeçari u dërgua në gjykatë, e cila vendosi ta mbajë në burg deri në përfundim të hetimeve. Akuzat që e rëndojnë autorin janë ajo e falsifikimit të etiketës, falsifikim produkti dhe vënie në rrezik e jetës së konsumatorit me lëndë dhe materiale toksike dhe të rrezikshme.

Policia ka në dorë edhe një axhendë të tij, në të cilën dokumentohen edhe pikat e shitjes brenda dhe jashtë Greqisë si dhe pikat e furnizimit të tij.

Kohët e fundit është vënë re një tentativë e shtuar e falsifikimit të vajit të ullirit, pasi sasia e vogël e prodhuar këtë vit ka bërë që çmimi i vajit të ullirit në Greqi të kalojë 10 euro litri.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *