• |
ide | kryesore

Prezantohet Vidal/ Fjalët e para si lojtar i Barcelonës

Sport



Arturo Vidal është prezantuar nga klubi i tij i ri Barcelona, pas transferimit nga Bayern Munihu, për një shumë që besohet se ka qenë 20 milionë euro.
Burimet spanjolle thonë se kiliani ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me Barcelonën.

“Të jem i sinqertë unë jam shumë i lumtur. Mezi po pres të filloj stërvitjen me bashkëlojtarët e rinj, të vesh këtë fanellë të famshme dhe të bëjë gjëra të rëndësishme këtu. Është një ëndërr. Shpresoj të arrij objektivat e mi. Jam këtu të fitoj të gjithë trofetë e mundshëm dhe do jap gjithçka në fushë për ta arritur këtë. Jam i entuziazmuar të luajë me Messin, Suarezin, Sergio Busquets… të gjithë janë lojtarë të mëdhenj”, ka thënë Vidali gjatë prezantimit të tij.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *