• |
ide | kryesore

Putin emëron Stiven Seagal si të dërguar special në Shtetet e Bashkuara

Paparazzi



Sportisti i arteve marciale, i shndërruar në aktor, tashmë është shndërruar në diplomat. Steven Seagal, që zakonisht jemi mësuar t’i japë një dru të mirë të kqëinjve, tashmë ka marrë përsipër të ndërmjetësojë komunikimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Vendimi u mor nga Ministria e Jashtme e Rusisë që e caktoi Steven Seagal të dërguarin e saj special në Shtetet e Bashkuara, një rol që ka si qëllim të thellojë marrëdhëniet kulturale mes dy vendeve dhe për të cilin, aktori i Hollivud nuk do të paguhet.

“Gjithmonë kam pasur një dëshirë të madhe që të ndihmoj në përmirësimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA” ka thënë Seagal për mediat ruse. “Kam punuar pa u lodhur për këtë për shumë vite dhe jam i lumtur që më jepet mundësia që ta bëj këtë gjë zyrtarisht” është shprehur aktori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *