• |
ide | kryesore

Aksidenti tragjik/ Dëshmia e shoferit: Makina i ra gruas dhe fëmijëve, vajza më vdiq para syve

Lajme, Të fundit



Shoferi i furgonit me të cilin u përplas makina pasi kishte përplasur fillimisht biçiklistin dhe nënën me dy fëmijë në Kamzë tregon momentet e tmerrit që përjetoi mëngjesin e sotëm. Drejtuesi i furgonit dëshmon momentin e tmerrshëm, kur makina përplasi nënën me 2 vajzat e saj.

Po vija nga ura. Fëmijët ishin në trotuar. Pashë vetëm momentin kur makina i ra gruas me dy femijët. Nuk pashë biçikletën. Në fakt makina nuk ishte me shpejtësi, ishte normal. U tmerruam me thënë të drejtën, të shohësh viktima. Fëmija ishte i vdekur para makinës tonë dhe tjetri ( biçiklisti) ishte i vdekur pak më tutje. Ishin pamje të tmerrshme.” – shpreh drejtuesi i furgonit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 08:40 minuta pranë shinave të trenit. Rozina Koleci, 38 vjeç humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas me nënën 29 vjeçe, Valbona Ndreu dhe 2 vajzat e saja, 7 dhe 6 vjeç.  Më pas makina u përplas dhe me furgonin e bardhë që drejtohej nga shoferi që dha dëshminë më lart.

Nga përplasja ka humbur jetën në vend personi që po lëvizte me biçikletë, Ramazan Isha si dhe vajza 7 vjeçe. Ndërsa janë dërguar në spital nëna, Valbona Ndreu dhe vazja e saj E. N., 6 vjeçe që nuk kanë kaluar ende rrezikun për jetën.  Drejtuesja e mjeti Rozina Koleci është arrestuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *