• |
ide | kryesore

Zbulohet kërcënimi në Facebook i autorit të masakrës për familjarët

Lajme, Të fundit



Masakra në Resulaj të Vlorës ku 8 persona të dy familjeve humbën jetën nga dora e Ritvan Zykajt ka ndodhur për shkak të një konflikti me të afërmit e tij që vite më përpara.

Konfliket mes 24-vjeçarit dhe kushërinjve të tij, duket se kanë qenë të vazhdueshme, dhe këtë fare mirë e tregojnë dhe postimet në Facebook.

Në një postim të vitit 2016, një prej të afërmëve të Ridvanit e këshillon këtë të fundit të mos konfliktohet më me kushërinjtë.

“Unë kot s’u bie në qafë, por kam një gjë, po me ngacmuan atëherë s’i lë rehat. Unë s’kam bëj, por ja që e kam këtë gjë,” – ia kthen Ritvani.

Raportohet se pak para ngjarjes, Ridvan Zykaj ishte në një drekë me familjen. Dyshohet se ai në momentin që ka kryer vrasjet ka qenë në gjendje të dehur.

Mësohet se i riu kishte zënka të vazhdueshme me të afërmit e tij për motive të dobëta, megjithatë nuk përjashtohet pista e konfliktit për pronën.

8 viktimat: 

1-Demir Zykaj, 75 vjeç (Vellai i gjyshit të autorit)

2- Ferie Zykaj, 72 vjeçe, (Gruaja e Demirit)

3-Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i Demirit)

4-Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)

5-Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)

6-Ledjon Zykaj 9 vjeç (Djali i Besimit)

7-Azem Zykaj (Djali i Demirit)

8-Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *