• |
ide | kryesore

Superkupa , ja pse trofeu është jetik për Skënderbeun…

Sport



Superkupa nuk është se ka qenë trofeu i preferuar i Skënderbeut edhe në vitet e dominimit në futboll, por kur skuadrat zbrisnin në fushë korcarët kanë qenë gjithnjë favoritët, pavarësisht vetëm dy sukseseve në këtë kompeticion. Këtë herë është ndryshe, jo se përballë është Laçi, por sepse bardhekuqtë e kanë patur të vështirë të mbledhin veten nga dënimi fatal i UEFA-s që i rëndon mbi kokë dhe se eksodi i lojtarëve në të gjitha drejtimet (vetëm të ishin larg Korçës) do të kishte vënë në vështirësi edhe një trajner ekspert e jo më një si Shehi, në eksperiencën e parë absolute sapo vari dorëzat në gozhdë.

Situata që po kalojnë korcarët e ka bërë gjithë ambjentin sportiv në vend skeptik, për Skënderbeun që duhet të presin në këtë sezon. Është e vërtetë se rreziku për tu konfirmuar dënimi i UEFA-s e ka demoralizuar klubin, por është edhe e vërtetë se për momentin korcarët janë dënuar vetëm një sezon, ndaj dhe gjërat mund të shkojnë edhe ndryshe.

Largimi i lojtarëve me peshë nuk është tregues i mirë, por bardhekuqtë kanë ende në skuadër lojtarë me kualitet dhe e kërkojnë me ngulm Superkupën për tre motive: sprovë për veten në kushtet në të cilat ndodhen, trofe për ta shtuar në palmares (mbi të gjithë Shehi) dhe për të evituar që të tjerët të mos i nëpërkëmbin.
Rolet janë përmbysura në Selman Stërmasi kur Laci dhe Skënderbeu të diskutojnë trofeun e parë sezonal. Kurbinasit vijnë nga një prezantim jo i keq në Europë League, por me ndryshim në pankinë.

Këtë herë janë ata favoritët, gjë që nuk i kishte ndodhur edhe kur e mundën Skënderbeun në 2015, pikërisht në Superkupë. Korcarëve nuk i mbetet gjë tjetër vecse të tregojnë në fushë se edhe me vështirësitë e krijuara janë një skuadër për tu respektuar, por për ta bërë bërë këtë duhet të fitojnë Superkupën, kështu që të gjithë do ti marrin seriozisht, pavarësisht gjithckaje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *