• |
ide | kryesore

Kështu u prit Dua Lipa në Hungari (Foto)

Paparazzi, Slider



Ylli botëror, Dua Lipa që u bë kryelajm i mediave për praninë e saj katër ditore në Kosovë, pasi i dhuroi publikut këtu një koncert të paharruar, ka marrë rrugën për në Hungari në një koncert madhështor ku është pritur nga një numër i jashtëzakonshëm i fansave.

Dua Lipa iku nga Kosova duke lenë prapa vetes një koncert që do të kujtohet gjatë në kuadër të Sunny Hill Festival, e duke lenë po ashtu dhe shumë pamje ku ajo përfaqësohet me simbolet kombëtare.

Flamuri kombëtar e ka shoqëruar edhe në Hungari ku ka elektrizuar të pranishmit me performancën e saj. Në mesin e audiencës, bie shumë në sy flamuri kuq e zi i ngritur në drejtim të këngëtares Lipa, e cila në disa fotografi nga kjo mbrëmje, ka publikuar edhe atë me flamur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *