• |
ide | kryesore

Luis Nazario Da Lima shtrohet në spital

Paparazzi, Slider



Luis Nazario Da Lima (Ronaldo) ka njoftuar fansat e tij të shqetësuar se do të dalë brenda së hënës nga spitali, pasi u shtrua në një prej institucioneve shëndetësore të Ibizas për shkak të një problemi me pneumoninë.

“Fenomeni” 41-vjeçar tashmë u është përgjigjur reporterëve lokalë, të interesuar mbi gjendjen shëndetësore të tij, duke thënë se është shtruar në repartin e kujdesit intensiv të spitalit “Can Misses”.Ronaldo është autor i 62 golave me fanellën e “Seleçao”-s, përfshi këtu dy golat e finales së Kupës së Botës të vitit 2002, kundër Gjermanisë.“Kalova një gjendje të rëndë gripale në Ibiza dhe m’u desh të shtrohesha në spital që prej së premtes, por është diçka rutinë dhe normale”, shkroi në Twitter, legjenda e futbollit brazilian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *