• |
ide | kryesore

Makina del nga rruga në Elbasan-Peqin, plagoset rëndë shoferi 26-vjeçar

Lajme, Të fundit



Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në afërsi të fshatit Lolaj. Mjeti tip “Suzuki” me targa AA 830 BK, me drejtues shtetasin E.F., 26 vjeç, banues në fshatin Pekisht të Peqinit ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar.

Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit, 26-vjeçari E.F, i cili u transportua në spitalin rajonal të Elbasan, dhe mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetsore. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *