• |
ide | kryesore

Real Madrid dështaku i merkatos, refuzohet edhe për Pjanic

Sport



Për Real Madrid kjo verë ka qenë një nga më të sikletshmet në lidhje me meraton. Gjithcka në fakt filloi me largimin e Cristiano Ronaldos, ndërsa më pas merengues u refuzuan për cdo goditje të rëndësishme që tentuan për të zbutur befasinë e divorcit me portugezin.

Tentativa për Neymar e më pas edhe Mbappe ishin të pasukesshme, me Paris Saint Germain që refuzoi cdo inisiativë të Los Blancos. Klubi i Florentino Perez nuk pati fat më të mirë edhe me Hazard, i ndjekur me dëshpërim, por i bllokuar nga Blutë. Edhe Lewandowski nuk lëvizi nga Mynihu, ashtu si paralajmëroi trajneri i Bayern Niko Kovac, ndërsa tani vjen edhe refuzimi i pastër nga Juventus për Miralem Pjanic.

Sipas asaj që bën të ditur Tuttosport, bardhezinjtë kanë marrë ofertën zyrtare nga Real Madrid për boshnjakun. Florentino Perez vendosi në tavolinë 60 milionë euro, por përgjigja nga Torino ishte një jo e shpejtë. Pjanic, nëse nuk ndodh ndonjë zhvillim i cmendur i ditëve të fundit, do të rinovojë kontratën me Juventus për 6-6,5 milionë në sezon.

Të paktën spanjollët mund të ngushëllohen me faktin se arritën të marrin në Santiago Bernabeu portierin e Belgjikës, Thibout Courtois, të cilin Chelsea e shiti për të mos e humbur me parametër zero sezonin e ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *