• |
ide | kryesore

Milan ka në dorë Laxalt, por plani i çmendur është për Milinkovic

Sport



Milan është pranë goditjes së tretë në pak ditë, por ëndërra është diku tjetër. Dyshja Leonardo-Maldini ka vënë në shënjestër Diego Laxalt, majtoshi uruguaian 25 vjecar, që bëri shumë mirë në Botërorin e Rusisë.

Lojtari i Genoas i mbulon të tre rolet në të majtë e mund të jetë një alternativë e fortë për teknikun Gattuso.
Leonardo është gati të mbyllë tratativën për 18 milionë (14+4 bonus), pagesë që Milan do ta ulë përmes 11 milionë që Genoa do ti paguajë për blerjen e Lapadulës brenda 2019. Ardhja e Laxalt krijon bollëk në të majtë, ku Rodriguez mund të sakrifikohet për goditjen e madhe në mesfushë.

Milan e ëndërron vërtetë Milinkovic Savic. Një pistë e vështirë, gati e pamundur, si e ka thënë shpesh herë Leonardo. Presidenti i Lazios, Claudio Lotito i ka kthyer mbrapsht ofertat kuqezi (huazim 30 milionë + e drejta e blerjes 50 e një ose dy lojtarë – Bonaventura e Borini), por nuk është e thënë që rikthimi kuqezi të mos jetë efikas. shifra që qarkullon, e që Milan mund ta sigurojë (40 milionë huazimi e blerja 80), mund të jetë ajo e duhura. Por Milan duhet të arsyetojë për të respektuar rregulloat e UEFA-s.

Plani preciz është me shitje të shpejta për të arkëtuar sa më shumë dhe të krijohet thesari për Milinkovic Savic. Lëvizjet e fundit të merkatos, nga Castillejo a Laxalt, janë tregues po të kesh parasysh se shitjet e mundshme të Rodriguez, Suso apo Bonaventurës do të krijonë plusvalencë. Dy ditë nga fundi i merkatos do të jetë një garë me kohën…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *