• |
ide | kryesore

PD, Spahia: Rama i fal 7 milionë euro Vilma Nushit

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka denoncuar sot sërish kryeministrin Edi Rama, për korrupsionin në shëndetësi.

Deputeti Bardh Spahia ka denoncuar qeverinë e Edi Ramës se i ka dhënë Vilma Nushit 22 milionë euro nga të cilat 7 milionë janë dhënë për punë që nuk është bërë. ‘Korrupsioni i check up-it, 22 milionë euro për Vilma Nushin, 7 milionë euro për analiza të pakryera’, është shprehur Spahia në deklaratën e tij.

Për deputetin e PD-së, ‘Rama, Beqja, Manastirliu ndajnë miliona euro me klientët, ndërsa mjekët dhe infermjerët ikin nga vendi’

‘PD do anullojë konçesionin e dështuar të check up-it dhe çdo konçesion tjetër korruptiv në kurriz të parave të shqiptarëve’, theksoi gjatë fjalës së tij deputeti i PD-së, Bardh Spahia.

Deklarata e deputetit të PD, Bardh Spahia:

Në raportin e tij të fundit, Kontrolli i Lartë i Shtetit provoi si plotësisht të vërtetë denoncimin e Partisë Demokratike se koncesioni i check up-it është simboli i korrupsionit të koncesioneve të qeverisë ‘Rama’.

Raporti i KLSH-së konfirmon se, pavarësisht se analizat e check up-it i ka kryer vetëm 26 % e popullsisë, kompania e Vilma Nushit, kliente dhe sponsore e Edi Ramës, është paguar me 22 milionë euro, 7 milionë prej te cilave për analiza të pakryera kurrë.

Ky abuzim skandaloz me taksat e shqiptarëve për një shërbim të padhënë është vënë në dukje për të dytin vit rradhazi edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, duke theksuar dy linja korruptive që favorizojnë kompaninë sponsorizuese të kryeministrit.

Linja e parë është pagesa prej 2.1 milionë euro në vit, që KLSH e klasifikon si dëm në buxhet, sepse koncesioni i Vilma Nushit është paguar për rreth 145 mijë vizita të pakryera.

Linja e dytë korruptive është një skandal po aq i madh, që implikon Drejtorinë e Tatimeve, e cila, sipas KLSH-se, ka rimbursuar 1.8 milionë euro TVSH, për koncesionarin e check up-it, pavarësisht se ligji i përjashton shërbimet shëndetësore nga detyrimet tatimore.


Për t’u dhënë fund abuzimeve prej disa milionë eurosh, KLSH ka rekomanduar rishikimin e kontratës, nga e cila duhet të eliminohet pagesa për shërbimet e pakryera.

Deri tani qeveria nuk i ka zbatuar asnjë nga rekomandimet e KLSH-së, sepse koncesioni i ‘check-up’-it është ideuar prej fillimit si një grabitje për shqiptarët.

Në një vend ku Prokuroria nuk do të ishte nën kontrollin e kryeministrit, zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Drejtorisë së Tatimeve sot, duhet të ishin në burg për abuzim flagrant me fonde publike në favor të një kompanie private, të lidhur direkt me kryeministrin!

Shëndetësia sot është më keq, sepse Edi Rama, Ogerta Manastirliu dhe Ilir Beqja kanë zgjedhur t’i japin miliona euro Vilma Nushit dhe klientëve të tjerë të qeverisë, në vend që të investojnë për të mbajtur në Shqipëri mjekët dhe infermierët, si dhe për t’u siguruar shqiptarëve shërbim shëndetësor me standarde.

Partia Demokratike është e vendosur të anullojë konçesionin e dështuar të check up dhe çdo konçesion tjetër korruptiv! Me ligjin e ndryshuar antimafia, çdo pasuri dhe qindarkë e grabitur, do t’u kthehet shqiptarëve!

Partia Demokratike konfirmon dhe një herë publikisht se është e vendosur të anullojë konçesionin e dështuar të check up dhe çdo konçesion tjetër korruptiv në kurriz të parave të shqiptarëve.?



9 Comments

  1. Keta dalin bejne nga nje here –gam -gam-dhe fshihen. Keta rop qira e shkatruan partine demokratike e shfryne si flluske sapuni.Nja nje qind here keni dale neper konferenca shtypi per Vilma Nushet dhe cekapet dhe as gje nuk keni konkretizuar.Kete lihni si qener ne sy te elektoratit ne anen tjeter vini neper kafenera bashke dhe ne mos jeni ortake me drogaxhinjte e qeverise.

    1. stalin sa her dalin te pd ty ,ramen,ballen ju kan q.r meta,frroku,roshi,doshi,prenga,artur bushi,ndoka,balili,habili e xhelili goj e byth.ju vetem per ket jeni po ju qiu ndokush ju falni edhe nythen e gojen si rama metes nga hajn me ze dhe figur ne pall e ngjal lalzi president.

  2. Po pse or mia tani e kuptuat qe opoziçka leh si qeni henezes. Jane Keta me te ndyte e tradhetare se edveri, sepse benne sikur po e luftojne. Tradheti me te ndyre e ben opziçka. Qeveria e Brrakes ne nje fare sensi eshte e çelur me maskaralleqet qe ben, nurse Keta enuket me kryeeunukun benne gjoja kundershtar politik, pra shume e shume here me te felliqur.

  3. O-langaraq-i pa emer-me je qepur si muti pas kepuces .Ado me shqitesh apo jo?Une e kam kuptuar shume shpejt o njeri i pa dukshem sepse jam realist nuk jam e kstremist si puna e juaj qe deshtimet i quani arritje,fukarallekun ne ekstrem e quani mirqenje.tritolet ,vrasjet ,perdhunimet i minimizoni ne ekstrem ku c’do dite degjojme dhe shohim kronika te zeza,ju na dilni dhe na thoni qe edhe ne bote ndodhin keto .Dikur vrisnit ne emer te popullit,tani po grabitni toka ,trojepasurite e ketij vendi ne emer te popullit.E kam kuptuar o i c’nderuar -i pa emer -qe kur Sala nuk zbatoi ligjin e gjenocidit po bente gjyqe me gjyqtaret e komunizmit per kafete e -zonjes te zeze-Nexhmijes-.E kam kuptuar o njeri trushkulurkur Lulushi u ngunjua ne cader kur edvini bente pazaret ber blerjen e votave me SajeQorrin me parate e droges dhe ne fund i harroi ato c’ka derdelliste ne cader doli dhe i dha doren sikur kishin luajtur -tenis-Ekam kuptuar qe partia demokratike po shkermoqet dale dhe nga dale se u zbatua -me perpikmeri -Katovica-qe ti ma merr mendja nuk e ke lexuar ,ose i ke shperndare ato ose i ke me te degjuar neper zyrat e -Freshit.Ekam kuptuar qe me prishjen e sistemit ku nje familje komunisti aderonte ne pese parti politike ,bile dhe kryetari i grup seksionit te -Pd-se zgjidhejnga familjet komuniste.Jo se nuk kishte njerez te zoter per tu vene ne krye te grup seksioneve ,degeve njerez nga klasa e shume vuajtur gjate diktatures,por duhej zbatuar –KATOVICA–katovica.

    1. stalin je ber si jpzefina kur te don rama ty e majlinda bregu ju vesh qitjon e kur don tlinda,ik pirdhu keta po ta tregon se rama po thith pall frroku si ti por nuk e kupton.nuk te ka faj pd por palla e ngjalat qe ju japin meta,frrok,rosh e dosh.

    2. O Stalin.. jane shume persona qe shkruajne me pseudonimin ‘ i paemer’ , nuk eshte vetem njeri qe te eshte ngjitur si M… pas kepuces. Mos u bej paranojak se nuk ka ndonjeri qe te urren dhe te eshte ngjitur nga pas …..

      …… POR JANE SHUME KETA KOPILAT QE NUK TE LENE REHAT dhe ti kujton se eshte vetem njeri.

      Me duket se e kan bere me llafe qe sapo te shohin nje koment tendint te te sulen ne grup.

      Rezisto , Rezisto se neve nga prapa na ke. Me shpirt dhe me zemer jemi me ty.

      Ti dhe ari jeni ajka e opozitarizmit ne kete portal. Jeni nderi jon.

      TE LEXOJ ME KENAQESI

  4. Me vjen keq ti -Ari-i lexon komentet e mia me mendje apo me bythe i lexon aju ben analizen apo shkruan cfare te vjen ne mendje.mos je gje analfabet qe nuk i deshifron dot.Lexoi nga 3-4 here qe ti kuptosh komentet e mija o langaraq pastaj shkruaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *