• |
ide | kryesore

Dalin detaje të reja në lidhje me martesën Justin-Hailey

Paparazzi, Slider



Mesa duket Justin Bieber dhe Hailey nuk do ta shtyjnë më ditën e dasmës. Ata thjesht duan që çdo gjë të jetë perfekte dhe siç e kanë ëndërruar.Një burim për “Us weekly” u shpreh se dasma pritej në pranverë por Hailey mesa duket ja ka ndërruar mendjen të fejuarit të saj dhe pavarsisht datës që do të vendosin është e sigurt që dasma do të bëhet shumë shpejt.

Justin shprehet se ka lindur për tu martuar me Hailey-n dhe se muaji ditëlindjes tij është perfekt për dasmën e tyre.

Një burim për HL u shpreh se modelja do të ishte e lumtur të martohej edhe javën tjetër në një plazh vetëm me familjarët dhe miqtë në një dasëm mjaft private, por nëse Justin do një dasëm të madhe ajo është dakort. E vetmja gjë që ajo dëshiron është që këngëtari të jetë i lumtur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *