• |
ide | kryesore

Renditja e FIFA-s/ Rekord negativ për Italinë, nuk ndryshon pozita Shqipëria

F1, Sport



Pas rezultateve të 64 ndeshjeve të kampionatit Botëror në Rusi është e natyrishme që kanë lëvizur balancat, por nuk ishte menduar kurrë rekordi negativ i Italisë, që ka përfunduar jashtë 20 më të mirëve. Nuk ndryshon pozita Shqipëria, duke qenë edhe se nuk ka patur impenjime, ndërsa kryesimin e klasifikimit e ka tashmë Franca kampionia e re e botës.

Skuadra e Deschamps ka kaluar mbi Gjermaninë, që nga ana e saj ka zbritur me pikiatë në vendin e 15, e kaluar edhe nga Belgjika, Brazili, Kroacia e Uruguaji. Për tu evidentuar është rikthimi i fuqishëm i Rusisë, që ka rikuperuar më shumë se 10 pozicione, si askush tjetër. Italia humbi dy vende dhe zbriti në pozicionin e 21° të renditjes së FIFA (pozicion që është më i ulëti në historinë e të kaltërve).

Nuk ka ndryshuar vendi i 58 për Shqipërinë e Christian Panuccit, që duke qenë se nuk ka luajtur asnjë ndeshje ka mbetur në kuotë të njëjtë pikësh 1384, pas Koresë së Jugut e përpara Bolivisë.

FIFA/Coca-Cola World Ranking



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *