• |
ide | kryesore

Paqe, apo armiq në shtëpi? Mou mban Pogba kapiten

Sport



“Pogba? E vërteta është se kemi bashkë prej dy vjet e disa javë e nuk kam qenë kurrë më i lumtur me të se tani, kjo është e vërteta. Nuk mund ti kërkoj asgjë më shumë”. José Mourinho, tekniku i Manchester United, gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes me Brighton, ka folur përsëri për raportin me mesfushorin kampion bote, pas lajmeve që qarkulluan mbi një zënkë përpara debutimit në Premier League.

Pogba “mbetet kapiteni” për ndeshjen me Brighton, edhe pse Mourinho ka shpjeguar se Antonio Valencia do ta rimarrë shiritin kur të kthehet në fushë pas dëmtimit në pulpë. Special One ka refuzuar me delikatesë të komentojë shpërthimin pas ndeshjes kundër Leicester të Pogba. “Nuk më intereson”, ka thënë Mourinho. “E përsëris: dua të luajë mirë, të luajë për skuadrën e tifozët. Nuk është zënë kurrë me mua, nuk kemi patur kurrë shkëmbim batutash, respektojmë njëri-tjetrin dhe nuk kam asnjë problem”, përfundoi Mou.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *