• |
ide | kryesore

Rikthehet kampionati – pretendimet dhe ambicjet e Superiores

F1, Sport



Kampionati i Kategorisë Superiore nis sot rrugëtimin prej 36 javësh, duke i dhënë jetë kompeticionit të 80 të futbollit në vend. Nga ambicjet e Partizanit e Kukësit, tek dëshira e Teutës, Lacit apo Flamurtarit e deri tek rikthimi i Tiranës me objektiv rikthimin në majën e futbollit. Të gjithë kërkojnë lavdinë, duke shpresuar se Skënderbeu pas problemeve me UEFA-n do të ketë humbur shkëlqimin e zakonshëm me të cilin dominoi dekadën e fundit në futboll. Vështirë në fakt, po të kujtosh atë që korcarët bënë në Superkupë, por investimet tek kundërshtarët janë të të gjithë respektit.

NGRE SIPARIN SKËNDERBEU-PARTIZANI

Fillim spektakolar i kampionatit sonte në 19.45 me sfidën që ka elektrizuar sezonet e kaluara: Skënderbeu-Partizani. Korçarët pasi fituan Superkupën ndaj Laçit, duan të përsëriten ndaj një kandidati për titulli, si për ti krijuar edhe vetes bindjen se mund tia dalin përsëri. Debutim në kampionat për dy teknikët: Orges Shehi e Skënder Gega edhe pse testet e para i kanë kryer, Shehi në Superkupë e Gega në Europa League. Bardhekuqtë kanë mbetur pa kampionët e tyre, të larguar në këtë merkato, por megjithatë janë një grup që njihen prej vitesh e mund të rivalizojnë. Pika e fortë e Skënderbeut mund të jetë thembra e Akilit e Partizanit, që ka ndryshuar sërisht fytyrë, por në Europë, pavarësisht eleminimit të shpejtë, treguan se karakter.

TIRANA SKUADRA MË E PRITUR

Kur festoi 98 vjetorin e krijimit, bardheblutë morën frymë lehtësisht për faktin se ishin kthyer në elitën e futbollit. 24 herë kampionët, janë ngjitur vërtetë nga Kategoria e Parë, por Ze Maria ka një skuadër të kompletuar me të cilin objektivi është të synojë titullin. Braziliani që bëri aq mirë në sezonin e kaluar, e di mirë se pritshmëritë janë shumë të larta kur drejton Tiranën. Lëvizjet në merkato kanë qenë të gjitha të orientuara nga Ze Maria, që duhet ta provojë veten tashmë mes më të mirëve, duke filluar nga sfida me Kamzën.

FLAMURTARI I SHPENZIMEVE TE MËDHA

Vlonjatët si gjithnjë tashmë, në vitet e fundit, mbyllin sesionin e merkatos si skuadra që ka kryer më shumë shpenzime. Investimi më i rëndësishëm për Flamurtarin megjithatë duket se është Ilir Daja, trajneri që udhëhoqi më sukses Skënderbeun drejt titullit kampion dhe bëri një performancë pozitive në grupet e Europa League. Tekniku i mësuar me siguri në portë ka blinduar kuadratin me Kolicin, ndërsa ka formuar një skuadër kualitative. Prova e parë e të dielës kundër Teutës së Shkëmbit do të jetë edhe indikator për ambicjet e kuqezinjve në këtë sezon.

KUKËSI PRETENDENT

Kukësi kërkon titullin dhe e ka deklaruar hapur. Tekniku Armando Cungu e provoi forcën e skuadrës që disponon edhe në Europa League, pavarësisht eleminimit në raundin e tretë. Përforcimet e kërkuara nga shkodrani kanë filluar të duken (Traore, Cuculi), ndërkohë që vetë tekniku pret të paktën edhe dy goditje të tjera. Blutë e nisin nga një takim delikat me Laçin, por janë dy skuadrat që i kanë nisur përgatitjet më herët dhe gëzojnë formën më të mirë. Luftëtari e Kastrioti përplasen mes tyre dhe duke parë si kanë ardhur gjërat duhet të mendojë të bëjnë sa më shumë pikë sa më shpejt…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *