• |
ide | kryesore

Kylie Kardashian: Storia nuk duhet të ketë probleme me pamjen fizike si unë

Paparazzi, Slider



Kylie Jenner është personazhi i kopertinës së revistës Vogue Australia për muajin shtator. Në një rrëfim të sinqertë mes të tjerave ajo ka treguar se e bija nuk i ka ndryshuar jetën, por e ka ndryshuar atë si njeri. Ajo është shprehur se ndihet një njeri më pozitiv dhe se mendon më shumë për të ardhmen.

“Mendoj se fakti që tani kam një vajzë më ka ndryshuar totalisht dhe mendoj se e dua veten më shumë tani dhe e pranoj kështu siç jam. Edhe për sa iu përket veshëve të mi, të cilët nuk i kam pëlqyer kurrë, Stormi i ka njësoj si unë dhe tani i dua veshët e mi. Kam një këndvështrim tjetër për jetën tani dhe dua që t`ia përcjellë edhe asaj këtë gjë. Dua që të bëhem një shembull për të. Çfarë shembulli do të isha nëse ajo më thoshte që nuk i pëlqenin veshët e saj dhe mos t`i pëlqeja as unë? Thjesht dua t`ia mësoj këto gjëra asaj. Po përpiqem ta dua veten time më shumë”, -është shprehur Kylie për Vogue Australia, në një intervistë të bërë nga e motra, Kendall.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *