• |
ide | kryesore

Numrat e Ronaldos kundër Chievos: “I lumtur për fitoren”

Sport



“I lumtur për fitoren e parë me fanellën e Juve”: kështu, me shenjën se cdo gjë shkoi mirë, Cristiano Ronaldo komenton garën e parë të tij në Serie A, duke postuar në tëitter në italisht pas 3-2 në transfertën me Chievo në debutimin në kampionat.

Nuk shënoi vërtetë, por shifrat janë në anën e portugezit: 4 goditje në kuadrat, 3 jashtë, 1 e devijuar, 13 topa të humbur, 2 të rikuperuar, 27 pasime të arritura, 4 krosime, dy faulle të pësuar dhe 1 të shkaktuar.

95 minuta pa gol, por me shumë gjëra të mira e me ndjesinë e konfirmuar në fushë se prezenca e tij i bën kundërshtarët të druhen. Por mbi të gjitha një debutim që i ka dhënë Allegrit një indikacion taktik për të marrë në konsideratë: në krah CR7 është shumë më i frikshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *