• |
ide | kryesore

Zbulohet plantacioni me marijuanë në Itali, arrestohen dy 28-vjeçarë nga Shqipëria

Lajme, Të fundit



Dy 28-vjeçarë nga Shqipëria kanë rënë në prangat e policisë italiane për kultivim të lëndëve narkotike. Arrestimi i tyre u bë pas zbulimit të një plantacioni me marijuanë në një zonë të pyllëzuar në San Sebastiano, përgjatë brigjeve të lumit Po.

Të arrestuarit janë Artur Kurti dhe Massimo Vlashi, të dy të pastrehë. Plot 391 bimë narkotike në një lartësi prej dy metrash u gjetën të mbjella në vazo.

Shqiptarët ishin punëtorë në plantacionin e drogës, ku njëri mendohet se kujdesej për drogën ndërsa tjetri bënte rojen. Policia ka dyshime se të rinjtë ishin punësuar nga një grup kriminal dhe po punon për identifikimin e personave  të tjerë të përfshirë në rrjet.

Nga ana e policisë u sekuestruan gjithashtu 4 kg marijuanë në proces tharje, 3 kg marijuanë e tharë gati për shitje si dhe materiale të ndryshme për kultivimin, prodhimin dhe shitjen e narkotikëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *