• |
ide | kryesore

10-vjetori i sagës Twilight e rikthen dhe njëherë në kinema

Paparazzi, Slider



Kanë kaluar 10 vjet qëkur “Twilight” u shndërrua në sukses dhe një fenomen kulturor. Dhe me rastin e këtij përvjetori, “Fathom Events” dhe “Lionsgate’s Summit Entertainment” do ta rikthejnë në kinema më 21 tetor, në 450 salla në SHBA, për vetëm dy ditë.

Bazuar në librin me të njëjtin titull të Stephenie Meyer, “Twilight” u bë një prej sukseseve më të mëdhenj të arkëtimeve në vitin 2008 dhe vijon të jetë një ndër filmat e fokusuar te femrat me më shumë sukses në të gjitha kohët.

Pesë filmat kanë për protagonistë Kristen Stewart (Bella Swan) e Robert Pattinson (Edward Cullen), për të cilët ishte dhe një trampolinë e madhe drejt të qenit të famshëm.

“Twilight” ka fituar shumë çmime, në “MTV Movie Awards” në vitin 2009, mes të cilëve edhe “Filmi më i mirë”, “Aktorja më e mirë”, “Puthja më e mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *