• |
ide | kryesore

Enca thumbon sërish Noizyn për këngën “Bow Down”

Paparazzi, Slider



Janë zënë dhe pajtuar shumë herë publikisht, por ndarja e fundit mesa duket ishte definitive për këngëtaren Enca dhe grupin OTR. Tashmë ka kaluar pak kohë që nga sherri i tyre publik dhe mund të themi me siguri që rrugët e tyre nuk do të kryqëzohen më. Me siguri e mbani mend që “molla e sherrit” u bë pikërisht shprehja “selfmade,” ku Enca e kundërshtonte me bindje faktin që Noizy i ka dhënë famë. Sipas këngëtares, ajo ishte e famshme përpara se të bashkohej me grupin. Sido që të jetë, edhe pse marrëdhëniet e tyre nuk janë të mira, qetësia dhe mungesa e provokimeve publike na la të kuptojmë që edhe pse kanë mendime të ndryshme, ata të dy e respektojnë opinionin e secilit gjithsesi, dhe nuk u dëgjua më për ta. Megjithatë një postim i Encës mbrëmë, i cili tashmë është fshirë, na la të kuptojmë që mos vallë Enca ka dëshirë të kthehet në kohë? “Një nga pjesët më të mira që kam shkruajtur,” thotë Enca në InstaStory ndërsa në sfond të videos është kënga Bow Down, në bashkëpunim me Noizy-n. A dëshiron Enca të kthehet pas në kohën kur ajo dhe Noizy bashkëpunonin, apo në kohën kur u ndez sherri? Fshirja e postimit nga Enca na lë të kuptojmë që të paktën nuk kërkon debat.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *