• |
ide | kryesore

Video/ Nice tregon “paqen” me Balotellin me humor

Sport, Video



Do të jetë SuperMario3 tek Nizza. Balotelli ka bërë paqe me klubin francez dhe ka vendosur të qendrojë kuqezi për të tretin sezon radhazi. Interesante është edhe mënyra e zgjedhjes me humor e francezëve për të treguar rinovimin e bashkëpunimit me Super Marion, jo atë të lojës së famshme, por Balotellin.

Vendimi i sulmuesit italian ka ardhur pas një vere disi të komplikuar ku Mario u vendos në merkato për shkak se nuk u prezantua në javën e parë të grumbullimit të klubit. Shumë kontakte (Parma e Sassuolo), por asnjë ofertë e vërtetë përvec asaj të Marseille që më pas vendosi të ndryshojë objektivë.

Tekniku Viera ka bërë ndërmjetësin dhe e ka bindur italianin të qendrojë në Cote D’Azurr: gjithcka e sqaruar me drejtuesit e klubit dhe një vendim i rëndësishëm edhe për Kombëtaren e Italisë, të cilën Balotelli sapo e ka rigjetur.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *