• |
ide | kryesore

Farioli drejtonte Nice në Kupën e Francës, grabitësit i vidhnin shtëpisë: familjarët i bënë të iknin

Sport
Farioli



Një tjetër vjedhje në shtëpinë e një sportisti. Këtë herë radha ishte e Francesco Farioli, i cili u vizitua nga dy hajdutë. E gjitha, ndërsa Nice po luante Kupën e Francës kundër Toulouse mbrëmjen e së shtunës. Keqbërësit, sipas rikonstruksionit të ‘RMC Sport’, janë vënë në arrati nga disa anëtarë të familjes së trajnerit, para mbërritjes së policisë së sinjalizuar nga klubi i Nice. Nuk dihet ende sasia e plaçkës së marrë nga dy personat e panjohur, të cilët mesa duket kanë arritur të hyjnë në pronën e teknikut Farioli pa dhunë, për të vjedhur shtëpinë.

Që nga ardhja e teknikut Farioli në pankinën e Nice, klubi i Rivierës po përjeton një moment fantastik. Në gjysmë të Ligue 1, francezët janë në vendin e dytë të tabelës, 5 pikë prapa PSG-së. Ata luajnë futboll të mirë dhe entuziazmi i madh është rikthyer në qytet. Të shtunën djemtë e teknikut Farioli do të udhëtojnë drejt Rennes për rinisjen e kampionatit, pasi fundjava e kaluar iu kushtua Kupës së Francës.

Para italianit Farioli, sportisti i fundit që u vu në shënjestër të hajdutëve ishte Jack Grealish më 27 dhjetor. Ndërsa sulmuesi anglez ishte në fushë për ndeshjen Everton-Manchester City (1-3), disa hajdutë hynë në vilën e tij të re. E gjitha me familjarët në shtëpi (10 persona), të detyruar të fshihen në rezidencën luksoze. Sipas Daily Mail, plaçka e vjedhur ishte 1 milion paund. Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje me një helikopter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *