• |
ide | kryesore

Champions i ri është si “llotari kombëtare”: rekord prej 2 miliardë premio për klubet

Sport



Llogaritjet ekzakte nuk janë akoma të mundura, por një gjë është e sigurtë Champions League e tre viteve të ardhshme do të jetë si të fitosh llotarinë kombëtare. Shembulli është i thjeshtë: nëse Juventus humbet 6 ndeshjet e grupit, do të inkasonte 58 milionë euro. Dicka më tepër madje. Praktikisht shifrën që vetëm dy ditë më parë e merrte skuadra që fitonte trofeun. Por që Cristiano Ronaldo të mos bëjë asnjë pikë është e pamundur, prandaj shifra është e gabuar. Kjo sa për të treguar sa vlen Champions League e re, që do të debutojë në shortin e Montecarlo javën e ardhshme.

Me rritjen e numrit të klubeve të mëdha nga kampionatet e rëndësishme — 16 në 32, (skuadra spanjolle, angleze, italiane e gjermane) —vlera e turneut është rritur gati me 50%: nga 2,3 miliardë në 3,25 miliardë euro të faturuara. E si rrjedhojë janë rritur premiot për klubet: një total prej gati 2 miliardë (1,95 për saktësi) për t’iu shpërndarë 32 finalistëve.

Europa League – Futbolli nuk njeh krizë. Kur flitet për rritjen e vlerës nënkuptohet edhe Europa League, turneu “i vogël”. Sigurisht është Champions që merr publicitetin e con në qiell të drejtat televizive dhe është po Champions që shpërndan për Euroleague 560 milionë për 48 finalistët, pak a shumë 1/4 e asaj që merr Champions.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *