• |
ide | kryesore

FOTO/ Kush ishin dy të rinjtë që humbën jetën sot në aksidentin e rëndë në aksin Shkodër-Lezhë

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnate mes dy makinave, teksa u ka marrë jetën dy të rinjve.

Mësohet se pak pas mesnate, rreth orës 02:20 të së mërkurës, në superstradën Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”, policia është njoftuar për një aksident të rëndë automobilistik.

Pasi ka mbërritur në vendngjarje bëhet e ditur se policia ka konstatuar se mjeti tip “Benz” me targa “AA 929 FF” me drejtues shtetasin Gentian Toma. 32 vjeç, banues në Mabë – Lezhë, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “IFA” me targa “LE 3364 A” me drejtues shtetasin Robert Ejlli 23 vjeç, banues në Lezhë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit “Benz” G.T. dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi R.E. 25 vjeç, banues në Mabë – Lezhë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Dy të rinjtë udhëtonin me një makinë e cila është përplasur me një kamion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *