• |
ide | kryesore

Katalanas kaq shpejt…? Vidal sulmon Real Madrid: “Me VAR do kisha dy Champions League”

Sport



Arturo Vidal, mesfushori që sapo ka kaluar tek Barcelona, nuk është sigurisht nga ata që kur flasin janë të zakonshëm. Kileni, ish-Juventus e Bayern Mynih, e ka bërë të ethshme merkaton e verës me flirtin me Inter përpara se të pranonte joshjen e katalanasve. E pikërisht në intervistën për Mundo Deportivo, mesfushori ka sulmuar menjëherë hapur rivalët e skuadrës së tij, Real Madrid. Në fakt, me merengues Vidal ka histori të vjetra dhe sic duket ato ndeshje nuk i ka harruar ende.

Një provokim i hapur, që edhe pse lidhet me Bayern Mynih, tifozët e tij të rinj nuk mund të mos e pëlqejnë. “Dua të fitojë gjithcka e në vecanti Champions League“, ka deklaruar kileni që edhe pse ka luajtur me dy gjigantë të kontinentit nuk e ka fituar kurrë Kupën me Veshë të mëdhenj, dy herë i ndalur (me Bayern) nga Real Madrid. Dy përplasje plot me vendime të kontestuara arbitrare, që kanë lënë si trashëgimi polemikat. “Me VAR, Bayern Mynih do të kishte dy Champions League më shumë“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *