• |
ide | kryesore

Post Malone i trembur, njerëzit i urojnë vdekjen

Paparazzi, Slider
reper



Reperi i njohur amerikan është përballur ditët e fundit me një ndodhi aspak të këndshme në jetën e tij. Post Malone i ka shpëtuar mrekullisht një aksidenti  ajror. Avioni i tij privat u detyrua të bënte një ulje emergjente, teksa reperi po udhëtonte për në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në festivalin “Reading dhe Leeds”.  Sipas burimeve, thuhet se avionit i shpërthyen dy goma por fatmirësisht nuk pati të lënduar.  Piloti bëri ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të “New York Stewart”, në Newburgh.

Por ajo që suprizoi reperin, ishte reagimi i njerëzve pas këtij lajmi.  Ai u përball me një histeri nga ndjekësit në rrjetet  sociale. Post Malone nuk mund t’a besonte se sa shumë njerëz i uronin vdekjen.  Nëpërmjet një postimi në Twitter ai “shpërtheu” në sharje kundrejt atyre që e donin të vdekur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *