• |
ide | kryesore

Historia e patreguar mes Ermalit dhe Norës (Video)

Paparazzi, Slider



Në showbiz-in shqiptar ka gjithmonë gjëra interesante për t’u zbuluar. Ndonjëherë rastësisht zbulojmë se personazhet e njohur të ekranit janë kushërinj, miq shumë të mirë, por kësaj radhe kemi zbuluar se dy këngëtarë të famshëm nga Kosova kanë jetuar bashkë në fëmijëri. Nora Istrefi dhe Ermal Fejzullahu qenkan rritur bashkë. Në një intervistë për emisionin “Mirage”, në rubrikën “Kë zgjedh”, Ermali është vendosur përballë Nora Istrefit dhe Dafina Zeqirit. Si një zgjedhje e vështirë për të, Ermali ka argumentuar përgjigjen e tij. Ai është shprehur se me të dyja ka një raport shumë të mirë, por do të veçonte Norën me të cilën është rritur dhe ka jetuar në një shtëpi.

“Me Norën jena rrit bashkë. Une me Norën kemi jetuar edhe në një shtëpi, kur kemi qenë fëmijë. Familjet tona kanë jetuar në një vend. Kam pasur gjithmonë një raport të mirë me të”,-është shprehur Ermali.

Nga ana tjetër, Ermali ka shprehur sigurisht edhe vlerësimin për Dafinën, por ka edhe një kritikë për të. Sipas Ermalit, Dafina duhet të bëjë më shumë këngë në gjuhën shqipe dhe ta lërë paksa Amerikën.

https://youtu.be/snrU8haO3bk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *