• |
ide | kryesore

FOTO/ SPA, aksident i tmerrshëm në start, Alonso mbi kokën e Leclerc

Sport



Sebastian Vettel ka triumfuar në një garë shumë të rëndësishme për Botërorin e Formula 1, por pilotët dhe skuderitë janë tronditur nga një aksident i tmerrshëm në kthesën e parë: Nico Hulkenberg që nisej nga fundi e ekzagjeron dhe përplas Fernando Alonson.

McLaren i spanjollit ngrihet në ajër, duke prekur pjesën e pasme të makinës së Daniel Riccardos, e përfundon mbi Sauber-Alfa të Charles Leclerc, që pa tmerrin me sy.

Kur gjërat qetësohen, tërhiqen nga gara Leclerc, Alonso e Hulkenberg. Kthehet në pistë, por nga shumë larg dhe më pas tërhiqet gjithësesi Ricciardo, por edhe Kimi Raikkonen, sepse Red Bull i Ricciardo kishte goditur Ferrarin e finlandezit.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *