• |
ide | kryesore

Aksident i frikshëm, përmbyset furgoni në Librazhd. 9 të plagosur (FOTO)

Lajme, Të fundit



Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Librazhd, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”.

9 persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e mjetit mikro autobuz me targa AA 279 UO që drejtohet nga shtetasi B.D 54 vjeç, banues në Kuçovë me një automjet mjetin tip “Land Rover” me targa DR 3997 F me drejtues shtetasin A.N. 35 vjeç, banues në Durrës.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 9 pasagjerë të dy mjeteve të cilët janë dërguar në spitalin e Librazhdit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

©LAPSI.al



2 Comments

  1. policia qe duam, jo po kemi vene kamera, jo po kemi ngritur drona..jo po lesh me tresh..thjesht sajime per me xhvat tendera se oficeret dhe ekspertet e rrugores i jane bernut dhe pa indentitet, mjafton tu sherbejne padroneve qe nuk u rruhet shume per jeten dhe sigurine e njerzve

  2. Po mire o Abedin pse nuk e shikon fajin tek shoferat qe jane idiota dhe nuk kane respekt as per jeten e tyre imagjino per te tjeret. Pse policia do kontrolloje parakalimet kamikaze qe bejne njerezit e pyllit qe qarkullojne neper rruge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *