• |
ide | kryesore

Ambasada Amerikane apel gjykatësve: Kush është i ndershëm…

Lajme, Të fundit



Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një postim të rrallë në faqen e saj në Facebook. Si rrallë herë më parë selia diplomatike fton të gjithë gjykatësit e ndershëm që të aplikojnë për Këshillin e Lartë Gjyqësor, një institucion i ri i reformës në drejtësi.

“Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje gjykatësve të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë!” – shkruan Ambasada Amerikane.

Po pse ky shqetësim i amerikanëve për këtë çështje? Fakt është që pas fazës së parë të vetingut ku u kaluan në sitë ata që kishin aplikuar për Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor një numër i konsiderueshëm nuk e justifikuan dot pasurinë apo kishin probleme me detyrën.

Me hapjen e aplikimeve për të zëvendësuar emrat e larguar, askush nga gjyqësori nuk aplikoi më. Duke parë se si u rrëzuan njëri pas tjetrit emra të njohur të sistemit të drejtësisë, të tjerët kanë menduar që të ruajnë pozicionin që kanë deri në kalimin e filtrit të Vetingut dhe nuk kanë shprehur interes për institucionet e reja të drejtësisë. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Une proponoj qe te vije Luja se i mbeti koka ne Shqiperi te shkretit e te kandidoje, Po edhe Vallucja, ah..sa keq qe nuk eshte juriste Maja e fendosur qe eshte ‘specialiste’ e prostitucionit (dr), mandej z. Biba e Agaci jane si di pika loti te kthjellet. uf harrova djalin e Dobrushit qe do na bente sindikata sorosiane e plot e plot te tjere..

  2. Keto maskarej ambasadoresh qe vine e shkojn ne Shqipnin tone te mrekullushme vetem sapo e shkatrrojn dhe po e kthejne 100 vjet mrapa.

  3. Akoma aty qenka kinezi Lu i Soros? Deri ne frymen e fundit kerkon ti sherbeje ustait? Sic duket kane marre zemer se mos ju vjen Kavaleci dhe vazhdojne te njejtin mision ne sherbim te Soros dhe zagareve te tij ne Tirane e Washington.

  4. per cilin staf te abasades behet fjal per ate te lu lu lu qe duhet te hetohet per krim ndaj nje kombi ku i ka gjykatat qe kur te behen do hame leg floriri ka 5-vjet reforma ne derjtesi kur kur lu ziu ti kurre nuk perfajqesove shtetin tend ti perfajqesove ca shqota ilgbiomhgfgdsa dhe asnjehe r AMERIKEN MIKE TE SHQIPTARVE KA DY SHEKUJ TI JE PERSONI QE ULE NE MENYR DRASTIKE SIMPATIN E SHQIPTARE PER AMERIKEN NGA 80% E ULE 45%KETE BERE KUR NUK FOLE PER KABINIZIMIN E SHQIPERI KETE BERE KUR DOLE NE PROTEST ME DY PLAKA DHE TRE DREJTORESHA TE RAMES NE PROTES PER GJOJA REFORMEN NE DREJTESI KETE BERE ME KUR LIDERI GLOBAL RAMA RAMA RAMA FOLI PER ZGJEDHJET NE AMERIK KETE BERE KUR RAMA VOTOJ KUNDER AMERIKES NE OKB PRA TI NUK KE PERFAJQESUAR SHBA TI MUND TE KESH PERFAJQESUAR NDONJE THES LEK OSE MIQT E SHOQATAVE ILGBOIUYTREESGHGH………………

  5. ambasada kineze e mao DOLALD LUU ce dunit ende po vazhdon me dhjerjet e stalinit rama,ruqi,xhafa te shkaterroj ter kombin shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *