• |
ide | kryesore

Rinovimi me Napolin pa klauzolë prioritet për Hysajn, flet menaxheri Giuffredi

Sport



Lajme të rëndësishme për të ardhmen e mbrojtësit të kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj. Menaxheri i futbollistit shkodran, Mario Giuffredi, në një ndërhyrje në valët e Radio Kiss Kiss ka shpjeguar të ardhmen e 24 vjecarit. Në plan të parë është rinovimi i mbrojtësit të djathtë me Napolin, që është destinacioni që duket preferon më shumë edhe Hysaj, duke qenë se e njeh mirë ambjentin.

“Ishim në këtë pikë që në muajin maj, pastaj cështja Sarri dhe mundësia për të kaluar tek Chelsea i bllokoi bisedimet. Pritëm deri në mbyllje të merkatos dhe tani takimi për të vazhduar negociatat e rinovimit është në shtator. Elseid është i gatshëm të bisedojë, ka besuar gjithnjë tek Napoli, nuk është zhgënjyer asnjëherë dhe gjithnjë në kërkim të maksimumit për skuadrën. Klauzola? Presidenti ishte i gatshëm ta hiqte klauzolën, kemi biseduar edhe për këtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *