• |
ide | kryesore

Gjermania heq shtatoren provokuese të Erdoganit

Planet, Të fundit



Zjarrfikësit në qytetin Wiesbaden në orët e hershme të mëngjesit kanë hequr statujën e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan që ngjalli reagime të mëdha nga banorët e këtij qyteti.

Bienalja e artit bashkëkohor në Wiesbaden nxiti debat të madh të hënën kur vendosi shtatoren provokuese katër metra të lartë, transmeton Koha.net.

Shtatorja ngjyrë ari me përmasa të mëdha ka zënë vend në sheshin “Platz der Deutchen Einheit” dhe paraqet Erdoganin me dorën e djathtë të ngritur teksa bën me gisht, pozë që përkujton ish-diktatorin e ndjerë irakian Saddam Hussein.

Policia ka thënë se më nuk mund të garantonin për sigurinë e banorëve prandaj zjarrfikësit kanë përdorur një kran të madh për të hequr shtatoren.

Më shumë se tre milionë njerëz në Gjermani kanë prejardhje turke dhe Erdogani, që fitoi përsëri zgjedhjet, pritet të bëjë një vizitë shtetërore më 28 dhe 29 shtator, si tentim për të përmirësuar marrëdhëniet me shtetin gjerman pas disa vjetësh mospajtimesh për disa çështje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *