• |
ide | kryesore

Luciano Moggi rrëfehet në një intervistë për të mos u humbur: «Ronaldon 33 vjec nuk do ta kisha marrë»

F1, Sport



Luciano Moggi kthehet të flasë për Juventus, Cristiano Ronaldon dhe fakte të futbollit, duke anashkaluar aventurën e tij shqiptare në një intervistë për Corriere Dello Sport. Kur Big Luciano flet, të gjithë duhet të dëgjojnë, sepse nga futbolli ish-drejtori i përgjithshëm i Juventus kupton e shumë madje. E goditën, por nuk e vunë përfund, shikimi i tij është gjithnjë ai i një bosi. Tani ka mësuar edhe lojën me letra dhe natyrisht urren të humbasë. E në fakt, fiton.

81 vjec dhe mbahesh për bukuri.
«Përpiqem të mbahem në formë. Stërvitje, bicikletë, vozitje. është një moshë që nuk duhet hequr dorë nga këto gjëra». […]

Kush të thërret?
«Miqtë. Kam shumë akoma në botën e futbollit. Por qendroj pranë Juventusit tim. Me Andrea Agnelli dëgjohem shpesh. Eshtë djalë i zgjuar. Ka qenë për 12 vjet me ne dhe ka mësuar gjithcka. Ai e di mirë se titujt janë 36 të fituar në fushë. Askush nuk e ka ndihmuar kurrë Juventus të fitojë».

Cristiano Ronaldo. E sugjerove ti?
«Jo, aty hyn në lojë Fiat. E sidoqoftë unë Cristiano Ronaldo e kisha blerë. Ishte 18 vjec e luante tek Sporting Lisbona. E pashë dhe të nesërmen në mëngjes firmosa kontratën. 5 miliardë plus Salas, të cilit i dhurova edhe 1 miliardë për dalje të mirë. Por pastaj Salas preferoi River Plate e tek Ronaldo mbërriti Manchester United. Në atë kohë ishte krizë e thellë tek Juve. Nuk kishim asnjë lirë».

Do ta merrje sot?
«Si marketing, është një operacion i jashtëzaskonshëm. Por unë nuk do të kisha marrë kurrë një futbollist 33 vjecar me ato shifra e nuk do ta kisha reklamuar kurrë pa shitur më parë Higuain, një që të bën 20 gola në kampionat».

Metoda Moggi?
«Përpara do kisha shitur Higuain për 50 milionë e vetëm më pas do njoftoja ardhjen e Ronaldos. Do ta dish historinë e vërtetë të Zidane tek Real? Verdhi tek unë miku im Florentino Perez e më thotë: “Dua të bëhem president i Real, nëse të them që do të blej Zidane mund tia dal”. Iu përgjigja: “Të autorizoj ta përdorësh këtë gjë, por pastaj nuk e di nëse ta jap vërtetë».

Por në fund i’a dhe!
«Kur kuptova se Perez mund të zgjidhej vërtetë, shkova në mënyrë të fshehtë tek Cragnotti e bleva Nedved, në Parma mora Buffon e Thuram. Askush nuk dinte gjë për Zidane. Nëse do ta dinin ata të tre do ti kisha paguar shumë më shtrenjtë. E pastaj inkasova 150 miliardë nga Zidane, nga të cilët 145 plusvalencë».



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *