• |
ide | kryesore

Kryemadhi paralajamëron muaj të nxehtë politik: Sesioni i ri parlamentar do fillojë me grabitjen e Teatrit

Lajme, Të fundit



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka vijuar edhe sot akuzat ndaj kryeministrit Rama. Gjatë një takimi me komitetit drejtues të LRI, Kryemadhi është shprehur se sesioni i ri parlamentar që do të fillojë në 3 shtator, pritet të jetë i vështirë.

Teksa ka përmendur çështjen e Teatrit Kombëtar, Kryemadhi tha se “sesioni i ri do të fillojë me grabitjen e teatrit, që është grabitje e kulturës dhe historisë”.

Nisur nga kjo, kryetarja e LSI tha se do të ketë një qëndrim të fortë në Parlament, për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Kryemadhi tha se shtatori do të jetë “një muaj i nxehtë” sa i takon angazhimit politik të LSI.

Sakaq, duke u ndalur tek çështjet brenda partisë, Kryemadhi tha se do të ketë rifreskim të strukturave të LRI.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *