• |
ide | kryesore

Skënderbeu ruan kreun, Laçi tregon “dhëmbët” edhe në Korçë

F1, Sport



Skënderbeu e Laçi mbeten të pamundur dhe provizorisht në krye të klasifikimit të Superiores, edhe pas 90 minutave në Korçë, ku të dy formacionet kanë rrezikuar ta humbasin dhe fitojnë sfidën. Korcarët duhet ta shfrytëzonin më mirë faktorin fushë, por pa tifozë, ishte një avantazh që kurbinasit e morën në minutën e 30 me njeriun e tyre më përfaqësues Myrto Uzunin. Beratasi po tregon nga java në javë se ka bërë kapërcimin në kualitet dhe ky është sezoni që do ta kurorëzojë.

Por skuadra e Mergjyshit është ineksperte dhe ndoshta ky është problemi që mund ti kondicinojë prezancat, si ndodhi në javën e tretë në Korcë. Vetëm 4 minuta qendruar bardhezinjtë në avantazh të arritur nga një Muzaka që nuk njeh moshë dhe shënon golin e dytë në tre javë kampionat.

Barazimi mund ti kishte dhënë drejtim tjetër sfidës, që u komplikua nga dalja me kartonin e dytë të verdhë të Abazit në minutën e 74. Nuk përfituan korcarët pas barazimit, nuk përfituan as kurbinasit në superioritet numerik.

Në fund, dy skuadrat që diskutuan Superkupën treguan edhe një herë balancë. Skënderbeu vazhdon të kryesojë me 7 pikë ndërsa ekipi i Laçit ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 5 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *