• |
ide | kryesore

Bobo Vieri zgjedh lojtarët me të cilët Ronaldo duhet të luajë në sulm

Sport



I vërtetë dhe i drejtpërdrejtë, Bobo Vieri nuk i ka zgjedhur fjalët edhe kur është pyetur për Cristiano Ronaldon gjatë emisionit sportiv italian “Pressing”. I pyetur për thatësirën e golave që po përjeton portugezi, ish-ylli i Interit fillimisht ka thëne me shaka: “Nëse diskutojmë Ronaldon do të largohem nga emisioni”.

Dhe më tej akoma: “Duhet ta lëmë të qetë. Në Itali jemi të aftë të kritikojmë edhe atë, por për mua nuk ka asnjë problem. Gjithmonë ka shënuar shumë gola. Ai do të shënojë dhe nëse do të kishte fat do ta kishte shënuar 5 gola në 3 ndeshje. Kjo do të thotë se shanset i ka patur, por topi nuk do të hyjë. Juve duhet të mësojë ta vendosë në kushtet ku ai mund të shënojë dhe Ronaldo duhet të ambientohet, është vetëm ndeshja e tretë. Ka patur shumë raste, është gjithmonë aty dhe dallohet që është më i fortë nga të gjithë: herët a vonë topi do të hyjë”.

Asnjë dyshi. Përkundrazi, për Vierin madje më pak. “Serie A dhe La LIga janë kampionate krejtësisht të ndryshëm por golat do të vijnë – shpjegon Bopbo-. Nuk e di se sa do të shënojë. Partneri ideal në sulm i CR7? Unë do ta lija gjithmonë të luante me Douglas Costa dhe Dybala, pro vendos trajneri”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *