• |
ide | kryesore

Historia thotë se Hamilton e ka fituar tashmë titullin në Formula 1

Sport



Të arrish Lewis Hamilton është një mision që mbetet vetëm në fushë e hipotezave, nëse do të analizohet përballja mes Mercedes e Ferrarit në të shkuarën. Një vit më parë Sebastian Vettel u largua nga Monza me tre pikë disavantazh në klasifikimin e botërorit. Atëherë u pozicionua i treti, por më shumë se 30” larg Hamilton, gjë që e bëri Sergio Marchionne, të thërriste skuadrën dhe pilotët duke i kërkuar reagim të menjëhershëm.

Paradoksi është se një vit më parë Ferrari ishte lehtësisht inferior ndaj Mercedes në profilin teknik, një hendek që në 2018 ka kulmuar. Vetëm se Vettel është 30 pikë nga Hamilton. Shifra që nënvizojnë se duhet një mrekulli për të përmbysur situatën. E madje edhe aq mund të mos mjaftojë. Tabela e mëposhtme ofron një panoramë të qartë të situatës.

KLASIFIKIMI BOTEROR PAS GP TE ITALISE

2018

2017

DIFERENCA

HAMILTON

256

238

18

VETTEL

226

235

-9

RAIKKONEN

164

138

26

BOTTAS

159

197

-38

Por analiza e precedentit përkeqësohet edhe më shumë në 7 garat e fundit të sezonit të kaluar, kur në vend të reagojë Ferrari dështoi mes gabimeve të pilotëve, strategjive dhe garave të diskutueshme. Një finale sezoni që i lejoi Hamilton të fitonte me prepotencë Botërorin e katërt me ;ehtësi turpëruese. Të dhënat në tabelë tregojnë se Vettel mori 43 pikë më pak se anglezi në vetëm 7 gara.

 

7 GARAT E FUNDIT 2017

HAMILTON

125

BOTTAS

108

VETTEL

82

-43

RAIKKONEN

67

Për Vettel e Ferrari detyra është përtej mundësive. Do të duheshin të paktën 5 ose 6 gara, duke shpresuar në ndonjë gabim të konkurencës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *