• |
ide | kryesore

Sulm frontal nga Galliani: “Milan, Inter, Juve e Roma duan një Serie A me 18 skuadra, manovër pushteti”

Sport
Galliani



“Jam plotësisht dakord me raportin e Presidentit Gravina. Duhet të mendojmë se çfarë të bëjmë. Konfliktet brenda sistemit lindën dhe u përkeqësuan kur katër emra të mëdhenj, Milan, Inter, Juventus dhe Roma, menduan se nëpërmjet heqjes së të drejtës së marrëveshjes mes Federatës dhe Legas ishte i mundur ndryshimi i formatit të Serie A nga 20 në 18 skuadra. Kështu që, në shumicën e klubeve lindi besimi, i cili më vonë rezultoi i gabuar, se presidenti federal ishte dakord me këtë pozicion. Kështu është shprehur senatori Adriano Galliani, CEO i Monza Calcio, gjatë seancave dëgjimore para Komisionit të Kulturës dhe Arsimit të Senatit, mbi ‘Perspektivat e reformës së futbollit italian’.

Lexo më tejItalia kthehet me 18 skuadra: plani i FIGC mbështetet nga Juve, Inter e Milan, kundërshton gjithë Serie A

“Nuk mund të bëj pyetje, jam përfaqësuesi ligjor i një ekipi të Serie A dhe për këtë arsye luftoj të jem i paanshëm”, shtoi Galliani. I pyetur nga Albertini se çfarë do të kishte bërë nëse do të kishte qenë ende drejtues i Milan, Galliani u përgjigj: “Do të kisha bërë një manovër më pak të vrazhdë, do të kisha lëvizur në një mënyrë tjetër. Mund të shkosh edhe nga 20 në 18 ekipe, por me burime dhe përqindje të ardhurash për ata që zbresin. Për momentin po krijohet një hendek i pabesueshëm mes kryesuesve në Itali, që kanë të ardhura prej 500 milionë euro dhe atyre të fundit që kanë të ardhura prej 50 milionë euro. Në të kaluarën nuk ishte kështu”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *