• |
ide | kryesore

Thesari i Ajax: 6 adoleshentët që kushtojnë 200 milionë euro

Sport



Skuadra fituese nuk ndryshohet… Por jo kur bëhet fjalë për Ajax. Hollandezët ndryshojnë gjithnjë me filozofinë për të zbuluar dhe rritur kampionët e ardhshëm të futbollit botëor. Akademia e Ajax është një nga më të suksesshmet. Edhe këtë herë nuk i zhgënjen pritshmëritë me të paktën 6 kampionë që vlejnë një thesar.
Emri i parë në listë është Kasper Dolberg (datëlindja 1997), xhevahiri i fundit i zbuluar nga John Steen Olsen: Eriksen e Ibrahimovic janë vepër e tij. E pikërisht me Ibran krahasohet talenti që po i befason të gjithë (vlerësimi rreth 20/25 milionë).

Pastaj është Matthijs de Ligt (datëlindja 1999) ndoshta lojtari më me prespektivë i skuadrës, simboli i Ajax. George Oigarar, mjeshtri i skuadrës B të hollandezëve, vitin e kaluar deklaroi: “Lojtarë si de Ligt lindin një herë në 100 vjet”, kështu që nuk mund të cuditesh që 19 vjecari është titullar i palëvizshëm e zv/kapiten i Ajax (vlerësimi 40/45 milionë).

Andre Onana (datëlindja 1996), vitin e kaluar mori vendin e Jasper Cillessen që u transferua tek Barça. Shumë ndoshta do të vuanin moshën, por jo Onana. U bë lideri i mbrojtjes duke bllokuar portën (vlerësimi 15 milionë).

Donny van de Beek (datëlindja 1997), regjia e mesfushës i është besuar atij: pasime, gjeometri e vizion si pak të tjerë. Kur e sheh të luajë tregon maturi jo të zakontë, e sigurisht nuk e gjen tek shumë 21vjecare (vlerësimi 20/25 milionë).

David Neres (datëlindja 1997) një shigjetë në krahë, por që adaptohet edhe si mesfushor. Shpejtësia e teknika e bëjnë rrezikun numër 1 për mbrojtjet (vlerësimi 25 milionë).

I fundit, por jo për nga rëndësia është Frenkie de Jong (datëlindja 1997) një nga talentet më të pastër që futbolli hollandez shfaq në këtë moment (vlerësimi 25/30 milionë).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *