• |
ide | kryesore

Video/ Aston Villa shkatërron Ajax, rikuperim i çmendur i Olympiacos: në çerekfinale të Conference edhe Lille

Sport, Video
Aston



Përmbysje të jashtëzakonshme e goleada në ndeshjet e kthimit të 1/8 të Conference League, që ka parë të kualifikohet Aston Villa, Brugge, Lille e Olympiacos. Grekët bënë rikuperimin e madh ndaj Maccabi Tel Aviv, duke fituar 1-4 në transfertë e duke e çuar ndeshjen në shtesë, ku vendosën dy gola të tjerë: 1-6 pas 120 minutash lojë.

Pas 0-0 në Amsterdam, gjërat u bënë menjëherë të qarta në Angli. Aston Villa u imponua 4-0 duke siguruar çerekfinalen e Conference. Watkins në minutën e 25′ zhbllokoi ndeshjen, ndërsa Bailey siguroi rezultatin në të 60′. Gjërat për Ajax u bënë të pamundura gjashtë minuta më vonë, kur Mannsverk doli me karton të kuq, duke i lënë holandezët me 10 lojtarë. Duran (75′) dhe Diaby (81′) mbyllën pokerin e Villians.

Lille nuk pati nevojë më shumë se një 1-1 në shtëpi kundër Sturm Graz. Të fortë në 3-0 e ndeshjes së parë, Lille mori edhe avantazhin në minutën e 43′. Praktikisht një kualifikim i arritur, që nuk mund ta prishte barazimi i austriakëve me Biereth në shtesën e të parës.

Asnjë problem edhe për Brugge, që përmbysi 1-2 e ndeshjes së parë me një 3-0 në Belgjikë që nxorri jashtë kompeticionit Molde. Olsen hapi serinë e golave në fundin e pjesë së parë, me asist të Meijer. Sulmuesi u përsërit edhe tre minuta pas rifillimit, duke i dhënë siguri vendasve. Molde nuk reagoi dhe Skoras në minutën e 70′ bëri tris, duke cuar Brugge në çerekfinale.

Lexo më tej: Video/ Fiorentina i falet Barak për çerekfinalen: PAOK turpëron Dinamon, Fener gëzohet me humbje

Conference League Round of 16

Aston Villa 4-0 Ajax (4-0)
Club Brugge 3-0 Molde (4-2)
Lille 1-1 Sturm Graz (4-1)
Maccabi Tel Aviv 1-6 Olympiacos (5-7)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *